Kryeministri Johnson flet me shefin e NATO-s për ‘kohë sfiduese’

Kryeministri britanik, Boris Johnson e përmbylli ditën duke folur në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, raporton Sky News.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Kryeministri lavdëroi Sekretarin e Përgjithshëm për udhëheqjen e tij në kohë të tilla sfiduese dhe Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Kryeministrin për mbështetjen e tij vendimtare për Ukrainën.

“Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të takohen në javët e ardhshme për të punuar mbi mënyrën se si NATO duhet të evoluojë dhe të përshpejtojë punën e saj në të gjithë zonën Euro-Atlantike, dhe Kryeministri tha se mezi priste të diskutonte ato propozime në Madrid muajin e ardhshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen + twenty =