Kampioni ukrainas i arteve marciale që po lufton në Irpin

Yaroslav Amosov, 29 vjeç, është një legjendë e gjallë e sportit ukrainas, një nga kampionët aktivë më të dashur në vendin e tij.

Ai mban titullin kampion në peshën e lehtë të arteve marciale të përziera në Bellator, disiplina e njohur me shkurtesën MMA.

Deri më 20 shkurt ai ishte në Tajlandë për një kurs trajnimi për të përmirësuar teknikat e Muay Thai-t, një sport luftarak i konsideruar si një nga më efektivët.

Dhe më 13 maj në Londër ai duhej të mbronte kurorën botërore kundër britanikut Michael Page.

Pas 26 fitoreve radhazi, ai ëndërroi të arrinte rekordin absolut të pamposhtur të një tjetër legjende të këtij sporti, 29 sukseset radhazi të Khabib Nurmagomedov, mundësit rus.

Megjithatë, katër ditë para pushtimit të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, atleti ukrainas u kthye në atdheun e tij, në Irpin, për të shpëtuar gruan dhe djalin e tij 6 muajsh.

Sportisti ukrainas u regjistrua në forcat territoriale për të mbrojtur familjen, shtëpinë, vendin e tij.

Historia e Yaroslav u tregua nga multi-mediali amerikan CNN, e cila publikoi një intervistë ekskluzive të gjatë dhe prekëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seventeen − 14 =