Finalja, vatër infeksionesh?/ Shefi i urgjencës thotë se nuk shikon rreziqe të mëdha

E gjithë vëmendja tanimë është përqendruar në finalen evropiane të Rome- Feynord që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, në 25 maj në stadiumin Air Albania.

Anagazhim maksimal i të gjitha strukturave ,përfshirë dhe ato shëndëtsore të cilat në këtë periudhë duket se janë çliruar nga ngarkesa e shkaktuar nga Covid 19 për dy vite.

Në Stadiumin Air Albania përveç 8 posteve të infermierisë që ka vetë stadiumi do të shtohen edhe 40 personel mjekësor nga Qendra Kombëtare e Urgjencës, ndaj kanë nisur inspektimet dhe skenarët për asistencën mjekësore, si në fushë për sportistët  ashtu edhe për 21 mijë tifozët, nëse do të duhet.

“Fatmirësisht Covid na ka lenë të qetë këtë muaj, ka pak raste të shtruar… sot po merremi  ku do të vendosen ekipet tonë të ndihmës së shpejtë”– tha Skënder Brataj

Euforia e ndeshjes, por jo vetëm na ka çliruar nga frika Covid dhe nga masat ndaj tij. Por kanë qenë pikërisht ndeshje  të mëdha të  Champions League, si Atalanta – Sevillia  në Milano dhe Liverpool Atletico Madrid në mars të 2020, të cilat u shndërruan në burim të transmetimit të virusit të Covid 19 duke shkaktuar infektime masive .

“Mund të rritet numri, por ka rënë virulenca. Tani shërben si një vaksinë. Nuk shoh ndonjë rrezik. Italia ashtu si ne i ka bërë të këshillueshme maskat në ambiente te brendshme ashtu si ne”– tha Skënder Brataj

Gjithsesi autoritete shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për t’u vaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fourteen − fourteen =