Eurovizioni, shembulli i perdorimit te artit si zgjatim i politikes se jashtme.

Nga Rezarta Caushaj
Para se te jape kete mendim, qe s’e kerkoi njeri gjithsesi, po theksoj paraprakisht se Eurovizioni eshte shembulli i tejskajshem i perdorimit te artit si zgjatim i politikes se jashtme.
Si rrjedhoje, nuk ka pasur dhe nuk ka art per te ofruar, vecse ne raste krejt sporadike. Me keq, nuk ofron dot as argetim.
Ajo cfare ofron me bollek jane klishete dhe tentativa per te “thyer” tabu. Per kete teme ka shkruar Roger Scruton gjeresisht dhe nuk do te ndalem.
Une do te shtoja vetem se, permes tentatives per te “thyer” tabu, ne fakt kerkojne t’u vene kapakun debateve te rendesishme shoqerore, qe ne publik ziejne dhe duhet te ziejne, dhe po aty duhet edhe te gjejne nje konsensus.
Perfundimi eshte se jo vetem u fryjne konflikteve shoqerore, por as nuk arrijne te ofrojne art te mire. Deshtim ne cdo aspekt domethene.
Ne kete menyre, perkunder te qenit mjet per thyerje tabush, pseudoarti perdoret si mjet represioni, duke u hequr te drejten e dialogimit civil qytetareve.
T’i rikthehemi Hajatit- dhe ketu po shtoj se nuk kam pare vecse foto ditet e fundit, nderkohe qe kenges i kam degjuar gjithe 30 sekonda te gjitha para do kohesh, – qe perpiqet te ndjek trendin e thyerjes se tabuve.
Kete perpiqet ta bej permes veshjes, por deshton sepse po shkon ne nje event evropian, vende te cilat e kane prodhuar trendin e veshjeve seksi ne skene prej dekadash. Ky trend ka kohe qe eshte riprodhuar jo vetem ne kenge, por edhe ne rruge ne vendin tone. Asgje per t’u thyer aty.
Ronela mund te prezantonte nje cope te vendit te saj, e lejon formati dhe do te ishte dicka autentike. Ledina Celo (per te cilen nuk gezoj ndonje simpati te vecante) ka bere nje performance te tille, duke gershetuar elemente folklori me elemente moderne. Nje performance fituese per mua.
Ketu nuk po sugjeroj se duhej bere e njejta gje, thjesht shembull autenticiteti.
Menyra e dyte se si Ronela u perpoq te paraqitet si thyese tabush ishte duke emuluar simbolet popullore te komunitetit LGBTQ, duke shkuar aq larg sa te aludoje se kenga bente fjale per 2 vajza ne raport lezbik.
Kjo do kishte qene ok nese kenga do te permbante vertete nje fabul te tille. Rreshtat, ne fakt, flasin per nje vajze qe i kendon – literalisht – nje djali.
Dhe ketu doli ne pah ai inferioriteti jone epokal, ku ne duam te dukemi sikur jemi akoma me avangard se vendet me te zhvilluara, por perfundojme gjithmone duke u dukur te deshperuar per t’u pelqyer atyre.
Sa per trupin e Roneles, si person qe e vuan mbipeshen, i permbahem parimit se robi duhet te vishet ne menyren qe i komplimenton trupin.
Njeriu duhet te luaj me pikat e veta te forta mendoj.
Ronela eshte shume simpatike, por nuk ka trup per te ekspozuar, pak a shume si une.
E di qe trendi dhe tabuja e radhes per te thyer eshte mbiekspozimi i trupave te shendoshe, por nuk e mbeshtet hic, me duket e pahijshme.
Mendoj se dikujt me trup te bukur i ka me lezet, eshte ceshtje estetike, nuk eshte se kam problem me ekspozimin ne vetvete.
Kete te fundit po e them sepse na mbyti “pozitivizmi”, ku per t’iu kundervene rasteve te shumta kur njerezit e shendoshe bullizohen, kemi arritur ne piken qe u themi “Eshte shume mire qe jeni te shendoshe”, qe per mua eshte mesazh i gabuar.
Ky mesazh shkon pertej normalizimit te formave te ndryshme te truave dhe inkurajon ruajtjen e mbipeshes, dicka jo e shendetshme.
Po e them une qe jam mbipeshe kete se po ta shkruante ndonje person i dobet, do ta digjte inkuizicioni modern.
Te gjitha keto elemente, qe kane shkaktuar reagime, mund te ishin lene jashte vemendjes nese Hajati do te ishte prezantuar me ndonje kenge te hajrit, POR…🤷🏻‍♀️

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two + one =