Zgjedhja e Presidentit/ PS seancën e parë më 16 maj në Kuvend

Në konferencën e kryetarëve, PS propozoi datën 16 maj, si datë për raundin e parë të votimit në Kuvend për Presidentin e ri të Republikë.

Propozimi u bë nga deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila apeloi palët të lënë mënjanë retorikën politike ne këtë mbledhje.

“As paragjykimet as komentet s’i takojnë konferencës, duhet të vendosin fillimin e procedurës dhe datën e parë për presidentin.

Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj, ora 17:00, me disa detyra. Përcaktimi i datës, 15 maj ora 16:00 në protokollin e kuvendit. Komisioni i ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat. Mbledhja e komisionit të ligjeve të mbahet më 16 maj ora 10:00.”– u shpreh Bushka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × five =