Spanja kërkon ekstradimin, në burg drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit e denoncoi Berisha

Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 40 ditor për Alfred Prodanin, drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit.

Prodani u arrestua tre ditë më parë për llogari të drejtësisë spanjolle. Spanja e kërkon Prodanin nën akuzën e vjedhjes. Caktimi i qëndrimit në burg për 40 ditë, është bërë me qëllim që t’i lihet kohë autoriteteve spanjolle të bëjnë gati kërkesën për ekstradim.

Alfred Prodani u denoncuar në vitin 2019 nga ish-kryeministri Sali Berisha për vjedhjen e futbollistit Karim Benzema.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × four =