Shqipëria me Ronela Hajatin, hap sonte natën e parë të ‘Eurovizionit’

Sonte në orën 21:00 në Torino të Italisë, mbahet gjysmëfinalja e parë e Festivalit të Këngës Evropiane, “Eurosong Contest 2022”. E para që do ta hapë këtë mbrëmje dhe tërë garën e ‘Eurosongut’, bazuar në shortin e hedhur, do të jetë Shqipëria, që këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, njofton RTK.

Në këtë natë të parë gjysmë finale do të ngjiten në skenë  17 këngëtarë nga 40 sa marrin pjesë gjithsej, kurse në natën e dytë që mbahet me 12 maj, do të ngjitën në skenë 18 këngëtarë dhe grupe që përfaqësojnë po kaq vende.

Ndërkohë, finalistëve të këtyre dy netëve,që do të jenë gjithsej 20 shtete, do  t’i  bashkohen në finalen e 14 majit, edhe pesë vendet që kualifikohen automatikisht në finale, e që janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. “Eurosong” mbahet këtë vit në Itali për shkak se vitin e kaluar, grupi italian ‘Maneskin’, fitoi vendin e parë dhe tradicionalisht, vitin pasues, festivali organizohet nga Televizioni Publik i atij vendi, që do të thotë se këtë vit barra për këtë  i bie RAI-it. Të tri netët e festivalit do t’i transmetojë drejtpërdrejt edhe RTK.

© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 + 1 =