Shkodër/ I hyri në banesë dhe tentoi ta përdhunonte 48-vjeçaren dhe i plagosi të birin, arrestohet i riu (Emri)

Kol Gecaj, 30-vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi tentoi të përdhunonte një 48-vjeçare.

Policia bën me dije se në atë moment në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja ka mbërritur djali i kësaj të fundit, Sh. R., 26 vjeç. Ai është përleshur fizikisht me 30-vjeçarin i cili e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.

Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë gjahu të cilën ai e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohet një armë gjahu (çifte), që u gjet nga Policia, në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three × 2 =