Ronela Hajati “djeg” skenën e Eurovision, performancë elektrizuese, por vokali lë për të dëshiruar (video)

Ronela Hajati, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovsion, ka performuar e para në natën hapëse të këtij kompeticioni, që mbahet në Torino të Italisë.

Hajati këndoi këngën “Sekret” dhe performoi në skenë, sëbashku me disa balerinë.

Performanca në skenë me balerinët, ka qenë vërtet elektrizuese dhe mjaft energjike, duke marrë duartrokitjet e publikut, por vokali i këngëtares në disa momente ka lënë për të dëshiruar, sepse ajo ka stonuar.

Natën e sotme garojnë 17 vende, nga të cilat vetëm 10 do të kualifikohen për në natën finale.

VIDEO: (Ronela Hajati – Eurovision)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen − 12 =