Regjisori i njohur thirrje Ramës: Ju lutem kujdesuni që Limoz Dizdari të kurohet jashtë shtetit!

Regjisori i njohur Leka Bungo i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon ndihmë për kompozitorin Limoz Dizdari që të dërgohet jashtë për kurim më të specializuar.

Përmes kësaj letre ai i kërkon Ramës që të ndërmarrë të gjitha iniciativat e nevojshme për një kujdes të specializuar shëndetësor për Dizdarin, i cili po përballet me pasojat e Covid-19.

Ky i fundit prej disa ditësh ndodhet i shtruar në Spitalin e Durrësit ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm këto dy ditë.

“Ju lutem për një përkujdesje të veçantë dhe për një mjekim më të specializuar”, shkruan Bungo.

LETRA E PLOTË:

Letër për Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë!

Ju lutem të merrni në konsiderate kërkesën e cila pa dyshim nuk është vetëm e imja, për t’ u kujdesur, sikurse keni vepruar edhe në ndonjë rast tjetër të veçante, për mjekimin e kompozitorit dhe artistit të shquar Limoz Dizdari, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënde. Ju lutem për një përkujdesje të veçantë dhe për një mjekim më të specializuar. Në radhë të parë është njeri dhe se kontributi i tij për artin dhe popullin e tij është i veçantë. Mbetem me shpresë në dashamirësinë tuaj”, mbyll mesazhin e tij Bung

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 5 =