Rama sot në Bruksel, axhenda

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku do të pritet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.

Rama do të marrë pjesë në konferencën e VI të Brukselit me dokus mbështetjen e së ardhmes ndaj Sirisë dhe Rajonit.

Ai do të takojë edhe komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi, përveç Borrellit.

Në fokus në takimit do të jetë integrimi i vendit, pasi në qershor do të jepet një përgjigje pozitive ose negative për çeljen e negociatave.

Por gjithashtu pritet të flitet edhe për çështjen e emigrantëve.

AXHENDA E PLOTË:

-Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

-09.00 Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian – Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon – Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

-11.15 Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

-11.30 Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

-13.30 Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30 Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

-17.30 Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × two =