Rama flet pas takimit me Thaçin

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit disa orësh që zhvilloi me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama tha se ishte një çmallje e nevojshme dhe se Thaçi ishte në “top formë”. Gjithashtu shtoi se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë. I bindur se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para gjobës pastërtinë e plotë të luftës së çlirimtare, pastërtinë e idealit të luftëtarëve e të udhëheqësve të UÇK.

Natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera. Ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, të gjakut të dhënë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen − sixteen =