Procesi i zgjedhjes së Presidentit/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve do të rimblidhet mesditën e sotme për të hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa raundi i parë i votimit sipas socialistëve do të jetë data 16 maj.

Edhe pse shumica ka shprehur gatishmërinë për të zgjedhur Presidentin e ri një figurë që të ketë mbështetjen e opozitës deri tani edhe për shkak të përplasjeve të brendshme në selinë blu, ende nuk duket asnjë shenjë që ketë shanse që kreu i ri i shtetit të jetë një emër konsensual.

Pikërisht në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, do të vendoset nëse 16 maji do të jetë data e parë për zhvillimin e raundit të parë të votimit për pasuesin e Ilir Metës.

Angazhimi i maxhorancës është që fill pas mbledhjes të nisin negociatat për emrin për President, ku fillimisht do të duhet të bien dakord për profilin dhe më pas për emrin e mundshëm të të parit të shtetit. Kuvendi ka bërë të ditur se mbledhja do të nisë në orën 12:30, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mbajtja e konferencës ishte pika ku PS-ja dhe PD-ja ranë dakord në mbledhjen që u zhvillua me praninë e mediave më datën 4 maj. Në deklaratat e tij, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur Presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS-së.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur e gatshme për gjetjen e një emri konsensual me opozitën, por deri më tani gjasat janë të pakta për një emërues të përbashkët për kreun e shtetit. Por drafti i Enkelejd Alibeajt për mënyrën se sipas tij duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës nuk ka gjetur dakordësinë e plotë të Partisë Socialiste.

Sipas formulës së Alibeajt duhet një President nga opozita. Ky është thelbi i draftit të deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD në negociatat për emrin e ri të kreut të shtetit. Sipas draftit të Partisë Demokratike në formulën e zgjedhjes së Presidentit kërkon që opozita të propozojë 4 emra kandidatësh e mes tyre të arrihet në një dakordësi mes maxhorancës dhe opozitës për emrin që do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × five =