Nikolla: Mbështetje për avancimin dhe thellimin e reformës në drejtësi

Me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehu sot, nëpërmjet një mesazhi, mbështetjen e vendosur të Kuvendit për reformën në drejtësi.

“Kuvendi ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqimisht avancimin dhe thellimin e reformës në drejtësi”, tha Nikolla.

“Po i përgjigjemi kërkesës së qytetarëve për një sistem drejtësie profesional, të paanshëm dhe të ndershëm. Një sistem që bën drejtësi dhe nuk shet e blen drejtësi “, theksoi ajo

“Një sistem që vetëvepron dhe ndëshkon të gjithë shkelësit e ligjit dhe që me shembullin e vet dëshmon se kulturës, praktikave dhe sponsorëve të pandëshkueshmërisë u ka ardhur fundi”, tha Nikolla.

“Një sistem që udhëhiqet nga Kushtetuta, interesi publik dhe nevojat e zhvillimit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six + seventeen =