Më 8 maj 1937, kur Zogu ndryshoi emrat e qyteteve dhe katundeve

Më 8 maj 1937, Mbretëria shqiptare shpalli ligjin për ndryshimin e emrave të qyteteve, të katundeve, të lagjeve e të lumenjve.

Objekt i këtij ndyshim do të ishin edhe emrat, të cilët kishin zanafillë të huaj si pasojë e okupimit të Shqipërisë, njofton Arkiva e shtetit. Krahas reformimit të legjislacionit vendas, gjatë kohës së monarkisë, do të ishte i nevojshëm edhe unifikimi i terminologjisë së toponimeve, duke iu përshtatur drejt jo vetëm figurave shqiptare, por edhe atyre me impakt të konsiderueshëm në historinë e vendit.

Megjithatë, ky ligj nuk arriti të depërtonte thellë në kulturën popullore lokale, pasi shumë banorë u referoheshin emërtimeve të dikurshme të zonave. Po ashtu, ligji do të ishte jetëshkurtër, si pasojë edhe e pushtimit Italian. Atëkohë, kryesisht emrat e bulevardeve dhe të lagjeve do t’i përshtateshin zërave fashistë.

ImageImage

© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × 3 =