Masakroi me thikë 60-vjeçarin pas sherrit në lokal, lihet në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 37-vjeçarin, Olgert Dhimitri i cili akuzohet se vrau me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo në një lokali në Tiranë, raporton gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi.

Olgert Dhimitri mësohet se ka deklaruar në seancën gjyqësore se nuk mban mend asgjë dhe se ndihet i penduar.

Dhimitri, të shtunën vrau me thikë nën efektin e alkoolit 60-vjeçarin Kapo.

NGJARJA

Policia e Tiranës bëri me dije dje se Olgert Dhimitri ka qenë i vetëm në tavolinën e tij duke konsumuar alkool në lokalin ku ka ndodhur krimi, ndërsa në një tavolinë tjetër, por jo shumë larg me të, ka qenë i ulur edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo. Sipas të dhënave, të dy kanë konsumuar alkool dhe më pas kanë nis sherrin në lokal.

37-vjeçari e ka nxjerrë jashtë për ta “sqaruar” 60-vjeçarin, ku thuhet se është përmendur edhe termi “malok” mes tyre. Personat që kanë qenë në lokal kanë treguar për Policinë se mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”.

Duket se 60- vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë, që nuk dihet nëse e ka pas me vete apo ia ka rrëmbyer të zotit të lokalit, dhe e ka goditur për vdekje Kapon, pa lënë hapësirën që dikush të ndërhynte mes tyre që ata të ndaheshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + ten =