Manastirliu: 40% më shumë analiza të kryera krahasuar me një vit më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

“Ekipi i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po punon çdo ditë për zgjerimin e paketës së analizave laboratorike për kontrollin e cilësisë së medikamenteve, që prodhohen apo importohen në vend, në laboratorët e standardizuar që kemi investuar”, theksoi Manastirliu.

“40% më shumë analiza të kryera krahasuar me një vit më parë, është një e dhënë inkurajuese, që garanton më shumë siguri për kontrollin dhe cilësinë e barnave që qarkullojnë në vendin tonë”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

9 + twelve =