Lituania e shpall Rusinë autore të terrorizmit

Parlamenti i Lituanisë miratoi sot një rezolutë që e shpall pushtimin rus të Ukrainës një “gjenocid” dhe Rusinë një autore të terrorizmit.

Në rezolutë, Parlamenti i Lituanisë, njohu “agresionin e armatosur në shkallë të plotë, luftën, kundër Ukrainës nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe udhëheqja e saj politike dhe ushtarake […] si gjenocid kundër popullit ukrainas .”

E miratuar unanimisht, rezoluta akuzon forcat ushtarake ruse për “shënjestrim të qëllimshëm dhe sistematik të objektivave civile”, duke e shpallur Rusinë “një shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin”.

Parlamenti bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të hetuar krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × two =