Kim Jong Un i dërgon letër Putiniti dërgon letër Putinit çfarë i shkruan

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka dërguar një letër homologut të tij rus Vladimir Putin në “Ditën e Fitores”.

Mediet e huaja raportojnë se me rastin e 77-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste, Kim Jong ka shprehur solidaritet me Rusinë dhe popullin rus që synojnë eliminimin e forcave armiqësore.

“Populli rus arriti një fitore të madhe në luftën e drejtësisë që shkatërroi fashizmin – i cili kërcënoi fatin e njerëzimit duke treguar heroizëm dhe sakrificë të jashtëzakonshme. Solidaritet për arritjet e popullit rus që në thelb synojnë eliminimin e kërcënimeve politike dhe ushtarake të paraqitura nga forcat armiqësore dhe të mbrojnë dinjitetin, paqen dhe sigurinë e vendit”, shkruhej në letrën drejtuar Putinit.

Koreja e Veriut ka mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës që nga fillimi dhe media e saj shtetërore ka lëshuar disa deklarata që nga shkurti duke dënuar Perëndimin për ndërhyrjen ose shkaktimin e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

thirteen + 3 =