Inva Mula, krijesë mishërimi që jeton në botën e tingujve

Një koncert është gati të fillojë, dhe unë jam e ulur në ulësen numër nëntë, në rendin e tretë. E dija që isha në koncertin ku do të performonte Inva Mula. Po imagjinoja se ky është një koncert i muzikës klasike instrumentale, ndoshta një koncert solo, apo shfaqje nga një ansambël, ose orkestër. Para se të fillonte koncerti, unë po vështroja sallën, duke vërejtur nëse ka vende bosh, çfarë lloje të njerëzve kanë zgjedhur të vijnë.

Kur salla u mbush pothuajse plotësisht, e pashë se të gjithë njerëzit ishin veshur me veshje serioze dhe solemne, ngado që shikoje kishte vetëm figura publike. Unë injoroja njerëzit rreth meje, përqëndrohem vizualisht në koncert, duke shikuar këtë pamje që ishte para meje.

Jeta dhe historiku i karrirës

Bota e operës është një hierarki madhështore, majën së cilës shumë pak arrijnë ta kapin. Të interpretuarit në stilin klasik, madhështia e talentit dhe sukseset e saj, e kanë radhitur artisten Inva Mula në krye të sopranove të shquara me famë botërore. Ajo u lind në Tiranë, më 27 qershor të vitit 1963. Prindërit e saj ishin gjithashtu këngëtarë në opera: Avni Mula, shqiptar nga Gjakova, që po ta lexojmë nga mbrapa emrin e tij del Inva, dhe nëna Nina Mula, ruse. Në një moshë shumë të vogël ajo filloi karrierën e sopranos. Koncertin e saj të parë e dha kur ishte vetëm 5 vjeç. Në vitin 1992 fitoi konkursin e fluturave në Barcelonë. Ajo mori një çmim në Konkursin e parë Ndërkombëtar të Operës Operalia të Plácido Domingo në Paris, 1993.

Më vonë ajo performoi në koncerte të ndryshme në Opera Bastille në Paris, dhe në Bruksel për Europalia Mexico, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 ajo interpretoi operën Médée të Luigi Cherubini (e cila u regjistrua për TV) në Compiègne në Francë. Më pas ajo u kthye për operën e Bizetit La jolie fille de Perth (lëshuar CD, filmuar për TV dhe lëshuar DVD në Japoni), në 1998. Pas kësaj ajo regjistroi La rondine të Puccinit me Angela Gheorghiu për EMI dhe për prodhimin skenik të 2005 ajo zuri vendin e Gheorghiut në rolin kryesor të Magdës gjatë shfaqjeve në Tuluzë dhe Paris. Më vonë, ajo performoi versionin e koncertit të Bizet-it Ivan IV, i cili pati debutimin e tij recital në Salle Pleyel në Paris, dhe një regjistrim live u publikua si CD. Në vitin 2001, ajo ishte e zënë në Itali, duke interpretuar Falstaff të Verdit në Teatro alla Scala dhe Rigoletto në Verona Arena, të cilat u incizuan për TV më pas u lëshuan në DVD.

Mula ka kënduar ndër të tjera në: Lucia di LammermoorLa bohème dhe Manon. Ajo gjithashtu luajti rolin e njohur të Violette në La traviata dhe e ka kënduar në shumë qytete anembanë botës, duke përfshirë Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në vitin 2007, ajo interpretoi Adina në L’elisir d’amore në Toulouse, dhe në 2009 ajo këndoi rolin e titullit në Mireille të Gounod me Operën e Parisit në Palais Garnier, një shfaqje që u botua në DVD. Gjithashtu në vitin 2009, ajo publikoi albumin Il Bel Sogno, një përmbledhje e arieve të operës.

Asaj i është akorduar titulli i lartë “Nder i kombit” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me motivacionin:

“Figurë e shquar e artit dhe kulturës shqiptare, e cila me zërin, artin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm pushtoi skenat më prestigjioze botërore, duke u bërë, njëherazi, një dritë në terrin informativ të botës për Shqipërinë e duke u shndërruar në imazh të vlerave të saj, si një vend me kulturë të lashtë, me histori, dhe me tradita të pasura.”

Madhështia dhe performanca skenike

Isha e lumtur që isha pjesë madhështisë së performancës së saj. Ajo shkëlqeu me vokalin, vibreto, këndimin, zërin, frymëmarrjen, që ne si publik u mallëngjyem. Çdo gjë ishte në mënyrë të veçantë, vëmendja ime pushoi nën tingujt e lehtë. Nuk ka diskontinuitet në tranzicionin tim. Me të hyrë në skenë u shfaq një krijesë mishërimi që jeton në botën e tingujve. Inva Mula ishte e veshur me një fustan me ngjyrë të kaltër dhe me një pjesë nga krahërori me ngjyrë të verdhë, që me gjasë simbolizonte flamurin kosovar.

Këtë e tregoi qysh në hyrje me frazën “Për TY Kosovë”, dashurinë për të e tha më së bukuri me këngë.

Sipas një kuptimi të përbashkët gjërsisht të koncertit klasik, përvoja ime ishte thjesht një takim me muzikën, kryesisht përmes përvojës së shëndoshë muzikore. Dhe më vonë, pa marrë parasysh sa llafazane mund të bëhem, duke diskutuar koncertin gjatë ndërprejes ose më pas, partnerët e mi në bisedë dhe unë do të kuptonim se ndjesia jonë ishte aq e rëndësishme dhe e papërshkrueshëme.

Koncerti i 7 majit ishte gërshëtim i muzikës klasiko-moderne, interpretim historik i këngëve 30, 40, 50, 60-vjeçare. Gjërat e bukura mbeten të përjetshme. Këto këngë shërbenin për t’i treguar brezit të ri se artistët e mëdhenj të kombit shqiptar kanë lënë këto perla që dëgjonim. Inva nuk la pa e kujtuar edhe ditën e lindjes së legjendës së këngës shqipe, Nexhmie Pagarushës. Ajo e ‘ringjalli’ atë më këngën e saj “Vetë ke mbetë”.

Për të, Nexhmija e kishte hapur portën e imagjinatës së një vajze të vogël, imagjinatën e skenës dhe dëshirën për t’u bërë artiste. Për të, ajo ishte model dhe do të jetë gjithë jetën.

“Sot isha shumë e lumtur që në ditën e 7 majit, këndova këngën që ajo e dashuronte dhe këndontë kaq bukur”, u shpreh ajo.

Më pas në një interpretim historik të Nexhmijes, këndoi edhe këngën e Rexhës.

Ajo dramatizoi audiencën me një qetësim trupor kundrejt aktivizimit të gjallë të mendjes dhe shpirtit.

Nuk la pa kujtuar edhe babain e saj kosovar. Me disa këngë të tij, të kënduara aq bukur sa që emocionet dhe ndjenjat me muzikën duket sikur bashkëveprojnë me qeniet njerëzore.

Gjatë të kënduarit, Inva na përçonte kënaqësi të butë ose intensive; ajo gjithashtu krijonte eksitim, tension, ankth, të dridhura, prehje, qetësi meditetive. Përsëritja e vazhdueshme ritmike e muzikës klasiko-moderne ishte sensuale dhe magjepsëse.

Në fund, ajo nuk harroi të falënderonte edhe orkestrën e saj, dhe koncerti u mbyll me duartrokitje diku njëmiutëshe, me artisten që përulej para nesh.

Koncerti u mbajt në Klan Arena dhe bileta kushtoi 35 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 × 4 =