Inflacioni godet qytetarët dhe agrobizneset, sipërmarrësit falimentojnë

Shqipëri:

Çmimet vijojnë të rriten në Shqipëri, duke goditur fort portofolin e qytetarëve dhe duke i vendosur bizneset e vogla bujqësore në një pozicion të rrezikshëm, pasi ushqimi dhe transporti regjistrojnë rritjet më të larta.

Sipas INSTAT, inflacioni arriti në 6.2% në prill, një rekord i ri pas nivelit të lartë të marsit prej 5.7%. Këto janë rritjet më të mëdha të kostos së jetesës që nga viti 2001, kur inflacioni arriti në 7.6%.

Këto rritin promblemet për Shqipërinë, e cila tashmë është një nga vendet më të varfra në Evropë, me një të tretën e popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë.

Rritjet e çmimeve kanë goditur rëndë bizneset lokale, ku shumë prej tyre janë mbyllur, të tjera kanë kufizuar blerjen e disa artikujve dhe të tjerë me frikë se mos kalojnë kosto shtesë tek klientët.

Kjo situatë do të detyrojë të shqiptarët që të reduktojnë shpenzimet për gjëra jo të nevojshme si pushimet apo veshjet. Ndërkohë, Shqipëria ka dyfishuar importin e grurit dhe drithërave nga Rusia që kur pushtoi Ukrainën.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, Shqipëria importoi më shumë se 20,000 tonë nga Rusia, një rënie prej 21% në vitin 2021 për shkak të uljes së importeve para luftës në janar dhe shkurt. Marsi, megjithatë, më shumë se e kompensoi atë kur vendi importoi rreth 10,000 ton, nga 5000 në mars 2021.

Vlera e produkteve gjithashtu u rrit ndjeshëm pasi u rrit kostoja e grurit nga Rusia. Një kilogram grurë rus i blerë në mars 2021 kushtonte 31 lekë (0,26 euro), ndërsa sot është 65 lekë (0,540 euro).

Në fillim të luftës, kishte shqetësime se do të rezultonte me mungesë gruri në vend. Palët e interesuara të industrisë thanë se po kërkonin t’i siguronin produktet diku tjetër, jashtë Rusisë dhe, në një masë, Ukrainës. Por në vend që të bëhet kështu, sasia e grurit të importuar nga Rusia është rritur bashkë me çmimin.

Burimi: Euroactiv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

thirteen − 4 =