Imeraj: Zanafillia e procesit tim, konflikt i pastër interesi

Elizabeta Imeraj, e cila u shkarkua pak kohë më parë, ka deklaruar se procesi i saj ka nisur në kushtet e një konflikti të pastër interesi. Ajo tha se më pas i gjithë procesi ka vijuar i ngarkuar me denoncime anonime.

Imeraj u shpreh në ‘Të Paekspozuarit’ se nuk është shmangur në asnjë element që lidhet me hetimin.

Edhe më herët, ajo nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke bërë me dije se do ta ndjekë çështjen deri në fund.

“Procesi i Imerajt filloi në kushtet e një konflikt të pastër interesi që në qëndrimin tim dukeshin të parëndësishme ndaj meje, ndaj ish-relatores së çështjes sime zonja Bungo. Pas këtij momenti i gjithë procesi vijoi i ngarkuar me denoncime anonime.

Tërësia e akuzave të ngritura ndaj meje, ndërhyrjet e padrejta tek një ish anëtar i KPK, elementë të tjerë që lidhet me mënyrën se si ushtrohet detyra ime, të gjitha elementët kanë zanafillë Rrahim Shehu.

Për të gjitha këto elementë, asnjëri prej tyre s’ka bërë një denoncim të tillë dhe më është dashur të bëj verifikimet e mia dhe më pas denoncuesi Rrahim Shehu ka prezantuar një sërë elementësh duke thënë se Imeraj ka përgjuar vëzhguesit ndërkombëtar.

Ka ngritur një sërë pretendimesh. Në asnjë element që lidhet me hetimin nuk jam shmangur dhe se kam kërkuar shmangien për shkak të zgjidhjes së martesës”, tha Imeraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × two =