Gjyqtari i njohur propozohet sërish për President të Republikës

Një figurë nga radhët e drejtësisë është propozuar për President të Republikës. Dhoma Italiane e Tregtisë iu është bashkuar propozimeve për drejtuesin e ri të shtetit, ku me anë të një shkrese i drejtuar partive politike, sugjeron Përparim Kalon.

“Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri, duke vlerësuar ftesën që politika dhe institucionet e rëndësishme i bëjnë shoqërisë civile dhe organizatave që veprojnë në Shqipëri në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për Presidentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë, propozon dhe mbështet pa rezerva zotin Përparim Kalo si kandidat i përshtatshëm dhe i denjë për këtë post të rëndësishëm në kuadrin e sistemit demokratik Shqiptar”, thuhet në shkresë.

Dhoma Italiane e Tregtisë vlerëson përvojën e tij 40-vjeçare në fushën e drejtësië, duke theksuar se eksperienca e tij, “integriteti dhe paanësia partiake e treguar ndër vite”, e bëjnë kandidaturën e Kalos, mjaft serioze.

“Ai ka ditur të jetë i pandikuar dhe mund të qëndrojë mbi palët, në gjendje të krijojë bashkimin e nevojshëm të elementëve politikë dhe qytetarëve nën rendin kushtetues, të kërkuar në ushtrimin e funksioneve të rëndësishme që ka Presidenti i Republikës”, thuhet më tej në shkresë.

Kalo është propozuar edhe më herët për këtë post. Propozimi i parë për Kalon ka ardhur nga një grup organizatash civile në vend.

Kush është Përparim Kalo

Gjatë karrierës profesionale prej rreth tre dekadash në sistemin e drejtësisë, Përparim Kalo është përfshirë në reformat ligjore e institucionale, përmes projekteve të hartimit të legjislacionit bashkëkohor, përfshirë por pa u kufizuar në, Kodin Civil, Kodin e Procedurës Civile, Telekomunikacionet, Barrët Siguruese, Leasing Financiar, Koncesionet, Prokurimet Publike, Hidrokarburet, Minierat, Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar dhe Ndërmjetësimin, Energjinë nga Burime të Rinovueshme, Sigurimet, Parandalimin e Pastrimit të Parave, Falimentimin, Bankat, etj.

Përparim Kalo është themelues i zyrës së avokatisë KALO & ASSOCIATES (1994), përfaqësuese edhe e shume kompanive Forture 500 and Fortune 100, si dhe këshilltar i organizatave ndërkombëtare dhe agjensive të zhvillimit, si BANKËS BOTËRORE, BERZH, USAID, SIDA, DANIDA, ADA, Albanian-American Development Foundation (AADF), etj., dhe këshilltar i disa ambasadave të akredituara në vendin tonë, si Ambasada e Austrisë, Gjermanisë Federale, Britanisë së Madhe, Japonisë, Vendeve të Ulëta, Danimarkës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj.

Përparim Kalo ka zgjeruar veprimtarisë në Prishtinë, Kosovë (2008), dhe në rajonin e Evropës Jug Lindore si bashkëthemelues i organizatës rajonale SEE LEGAL – SouthEast Europe Legal Group (ëëë.seelegal.org) (2003).

Ai ka luajtur rol aktiv dhe të shquar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe ne forcimin e parimeve demokratike korporative dhe në fuqizimin e këtyre organizatave duke qenë vazhdimisht i zgjedhur në forumet drejtuese të organizatave të biznesit, si Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Austrisë, Shoqata e Investitorëve të Huaj, Dhoma Italiane e Tregtisë, Dhoma Japoneze, Dhoma Franceze, Shoqata për Dialog Biznes-Parlament.

Përparim Kalo është veprimtar i shquar në fushën e diplomacisë ekonomike, krijimin e lidhjeve të ngushta e të qëndrueshme me titullarë të përfaqësive diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare, me synim nxitjen dhe rritjen e vëllimit të investimeve në Shqipëri.

Përparim Kalo është përshirë edhe në jetën akademike dhe ka publikuar vazhdimisht artikuj dhe botime, dhe ka dhënë leksione të hapura, rreth temave që lidhen me të drejtën e biznesit, investimeve, arbitrazhit vendas dhe ndërkombëtar, privatësisë, pronësisë, informimi, pronësisë, prokurimeve publike, funksionimin dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese, si dhe shkrime të veçanta për reformën në fushën e drejtësisë (përfshirë gjyqësorin), etj.

Përparim Kalo dha kontribut të veçantë për vendin, në rrethanat e krijuara (viti 2020), duke pranuar mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në forcimin institucional të këtij institucioni të rëndësishëm të vendit edhe nëpërmjet bashkëpunimit me gjykatat kushtetuese në Austri, Gjermani, Greqi, etj., dhe konsolidimin e paanësisë së vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.Gjyqtari i njohur propozohet sërish për President të

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × 1 =