Një person i pajetë është gjetur në pyllin e Divjakës.
Ishin kalimtarët e rastit që konstatuan trupin e pajetë dhe njoftuan policinë.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar viktimën.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.