E njihni krijuesin e Balenciaga? 7 fakte nga jeta e tij

Ju njohim me krijuesin e Balenciaga. Ai quhet Cristobal Balenciaga dhe lindi me 1859-en dhe ndërroi jete me 1972-shin.

Cristobal mësoi te punoje me dore nga nena e tij kur ishte 11 vjeç. Ne moshën 12 vjeçare ai u trajnua si rrobaqepës dhe stivues.

Balenciaga ishte i pasur dhe kishte mbi 20 vite eksperience para se te hapte butikun e pare. Cristobal ishte aq i afte saqë nisi shume shpejt jo vetëm krijimin e veshjeve, por edhe te copave qe punonte vete.

Bashkëpunimi i pare ishte me nje fabrike zvicerane qe quhej Abraham. Ai nuk ndiqte normat e vendosura, por përdorte origjinalitetin për të krijuar,

Kur gjithë gratë visheshin me veshje që theksonin belin, ai i dha botës fustanet e gjera. Coco Chanel e përshkruante Cristobal-in si “stilistin me një sens shumë real për botën”. Ai nuk e imagjinonte dot krijimin e një veshjeje nëse nuk e kishte parasysh kush do e zotëronte atë. Skuadra e Balenciaga kishte një reputacion të keq dhe konsideroheshin të pasjellshëm. Modelet i bindeshin rregullave strikte dhe reputacioni ishte aq i keq saqë shtëpia e modës mori epitetin “Monstrat”. Cristobal Balenciaga në vitet 1968 vishte stjuardesat e “Air France”.

Asokohe ato njiheshin si punonjëset e veshura më bukur. Veshjet e tyre u krijuan nga vetë Balenciaga pasi doli në pension. Balenciaga ishte një njeri shumë privat. Ai e linte vetë punën të fliste dhe gjatë gjithë karrierës së tij dha vetëm një intervistë në media.

© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × three =