DW: Shqipëria në vijën ‘e kuqe’ të ndryshimeve klimatike

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është vlerësuar si ‘zonë e nxehtë’ sa i përket ndryshimeve klimatike.

Deutsche Welle shkruan në një artikull se në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ndodhet në vijën ‘e kuqe’, duke rezultuar si vendi më i prekur nga këto ndryshime.

Merita Meksi, eksperte për klimën, zv/menazxhere e programeve të klimës të GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), tha për DË se rreth 50.000 shqiptarë rrezikohen nga përmbytjet. Ndërsa kostoja e përmbytjeve llogaritet të jetë rreth 200 mln dollarë.

“Në Europë Shqipëria renditet si vendi që ka rrezikun më të lartë nga fatkeqësitë natyrore, që janë duke u intensifikuar dhe rritur në frekuencë. Në periudhën 1980 dhe 2010 në Shqipëri kanë ndodhur 23 fatkeqësi të mëdha: nëntë përmbytje, katër tërmete dhe tri ngjarje ekstreme të temperaturave, që prekën rreth 4 milionë njerëz. Vlerësohet se mesatarisht 50.000 shqiptarë preken nga përmbyjet çdo vit dhe ndikimi negativ vjetor në Prodhimin e Brendshëm Brutto, (PBB) është rreth 200 milionë dollarë”, thotë Merita Meksi.

Një projekt novator në llojin e vet për Shqipërinë dhe BP, i mbështetur nga GIZ, është në përfundim e sipër. Në sajë të zbatimit të tij gjatë vitit të kaluar janë instaluar stacione monitorimi për përmbytjet në zonat që ndodhen në breg të lumit Drin. Qindra shtëpi dhe hektarë tokë të përmbytura çdo vit me humbje ekonomike të pallogaritshme.

Stacionet e monitorimit synojnë ta ndryshojnë për mirë situatën. “Këto stacione mundësojnë parashikimin e përmbytjeve, paralajmërimin e hershëm dhe vizualizojnë hartën e përmbytjeve. Kësisoj, institucionet kompetente kanë mundësi që të përgatiten në kohë, të koordinohen, të reagojnë dhe të njoftojnë publikun me qëllim minimizimin e rrezikut nga përmbytjet në bazenin e lumit Drin”, thotë për Meksi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × two =