“Çmallje e nevojshme”, Rama flet pas takimit me Thaçin: Ishte në top formë, i bindur se do dalë i pastër para drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit që zhvilloi në Hagë me Hashim Thaçin.

Rama u shpreh se Thaçi ishte në një gjendje të mirë dhe më i vendosur se kurrë më parë se kjo ishte rruga për të provuar pastërtinë e UÇK-së.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë. I bindur se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para gjobës pastërtinë e plotë të luftës së çlirimtare, pastërtinë e idealit të luftëtarëve të të udhëheqësve të  UÇK.

Natyrisht që të gjithë jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera. Ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, të gjakut të dhënë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 − five =