Boçi: Rama po tallet, e ka në kokë emrin e presidentit

Deputeti demokrat Luçiano Boçi është i bindur se kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur tashmë presidentin e ri.

I ftuar në A2 CNN, Boçi kritikoi Enkelejd Alibeajn që u bë pjesë e procesit të maxhorancës, duke thënë se deputeti duhet të sillet siç ia kanë caktuar demokratët dhe jo Rama.

“Nga një anë e cilëson grabitës dhe hajdut dhe ulet të caktojë Presidentin me një grabitës dhe hajdut. Alibeaj duhet të sillet sipas pozicionin që i kanë dhënë demokratët, jo sipas pozicionit që i jep Rama. Ne nuk do të pyesim zotin Rama apo zotin Balla se kë kemi kryetar grupi parlamentar”, tha Boçi.

Boçi shtoi se Rama e ka në kokën emrin e kreut të ri të shtetit.

“Rama po tallet me të gjithë. Ai emrin e ka në kokë. E ka deklaruar që i ka votat dhe nuk do ta zgjedhë nga opozita. Ai nuk do president të fortë. Edhe ato pak kompetenca që ka presidenti, nuk do t’i ushtrojë një person i fortë, sepse nuk do ta kundërshtojë për nismat e veta, si Ballkani i Hapur apo legalizimi i kanabisit. Balla dhe Rama nuk duan opozitë fare, duan të kenë Skënder Gjinushin opozitë”, tha Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen + one =