Abazoviç, pro “Ballkanit të Hapur”: Është i bërë për gjashtë shtete

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai, në një intervistë ekskluzive në “Rubikon” ka thënë se është pikërisht Kosova që ka më së shumti interes të jetë pjesë e krejt iniciativave rajonale.

““Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete.

Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, se interesi më i madh në rajon është që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × 3 =