31 deputetë bojkotuan mbledhjen, Alibeaj e plotësoi kuorumin

Deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi dje grupin parlamentar të PD, për të diskutuar lidhur me draftin e propozuar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Mbledhjen e thirru e bojkotoi pjesa dërrmuese e deputetëve, ndërsa 21 të tjerë ‘iu bindën’ Alibeajt duke marrë pjesë në diskutime. Çka do të thotë se deputeti nuk kishte kuorumin e plotë për të vijuar mbledhjen.

Sipas Panorama.al, Alibeaj përdori 5 deputetët demokratë të dhënë ‘hua’ tek aleatët për të plotësuar dje kuorumin e mbledhjes. Andia Ulliri, Ilda Dhori, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu dhe Emilja Koliqi, janë deputetët që iu dhanë ‘hua’ aleatëve në dy grupet e tjera parlamentare.

Rreth 31 deputetët nuk janë paraqitur në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, mes tyre edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit.

Deputetët prezentë: Kreshnik Çollaku; Zheni Gjergji; Bledjon Nallbati; Dashnor Sula; Arbi Agalliu; Gazment Bardhi; Dhurata Cupi; Saimir Korreshi; Eralda Bano; Merita Bakiu ; Ferdinand Xhaferri; Kastriot Piroli; Ilda Dhori; Lefter Gështenja; Lindita Metaliaj; Flamur Hoxha; Seladin Jakupllari; Enkelejd Alibeaj; Emilja Koliqi; Orjola Pampuril dhe Andia Ulliri.

Deputetet që mungojnë: Lulzim Basha, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa, Kasëm Mahmutaj, Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Sali Berisha dhe Elda Hoti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × two =