Zbardhen dy emrat e përfolur nga Alibeaj për president

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në 14:00 mbledhjen e grupit parlamentar të PD, për të diskutuar mbi draftin e presidentit. Mbledhja në fjalë është bojkotuar nga dy deputetë, Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.

Sipas Balkan Web, janë mësuar dy nga emrat më të përfolur nga deputeti Alibeaj si kandidatë të mundshëm për president. Gazetari Osman Stafa tregoi nga selia blu se dy kandidaturat e mundshme që Alibeaj ka propozuar janë Visar Zhiti dhe Neritan Ceka.

Zhiti është ish-deputet dhe ish-ministër i Kulturës e njëherazi edhe shkrimtar, ndërsa Ceka është arkeolog, profesor dhe politikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + 20 =