Variçela prek fëmijët, mjekët: Qarkullim më i shpeshtë se vitet e tjera, kanë ndikuar alergjitë

Moshat pediatrike 0-6 vjeç krahas alergjive të stinës, në këtë periudhë po preken dhe nga variçela. Ndonëse qarkullimi i këtij virusi ngjitës vërehet më shumë në muajt shtator-tetor kur fëmijët frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet ose muaji dhjetor që njihet gjithashtu si muaji ku shfaqet variçela.

Mjekja pediatre e qendrës nr.4 shëndetësore në Tiranë, Sejda Selimaj thotë se ndryshe nga vitet e tjera ku periudha e inkubacionit të virusit të variçelës zgjaste një muaj, brenda marsit, këtë vit po vërehen raste deri më tani, në maj.

“Rasti më i fundit ishte dje, një fëmijë 2-vjeç, që si pasojë e variçelës ishte me rrufë, bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, grykë të skuqura.

Por ka dhe raste kur variçela shkakton dhe pneumoni”, thotë mjekja pediatre.

Variçela është sëmundje ngjitëse e moshës pediatrike që shkaktohet nga një virus i familjes së Herpes- virus.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe virusi i Herpes simplex, Herpes Zoster Citomegaloviruset i Epstein Barr.

Është shumë ngjitëse. Shoqërohet me temperaturë të lartë. Takohet më shpesh në dimër dhe në pranverë.

Çdo dy tre vjet përhapet në formën endemike. Prek më shumë fëmijët e moshës 1-9 vjeç, por edhe më të rritur.
Burim infeksioni është njeriu i sëmurë.

Në fillim ngrihet temperatura, ka dobësi fizike, dhimbje muskujsh, koke. Dy ditë pas temperaturës çfaqen pika të kuqe në fytyrë, pastaj në trung dhe në anësi.Të nesërmen këto pika mbushen me lëng ( vezikulat). Kjo situatë vazhdon afro tre ditë. Sa herë që ngrihet temperatura, dalin vezikulat të reja, derisa mbushet i gjithë trupi. Pra, e veçanta e kësaj sëmundje është polimorfizmi në lëkurë.

Domethënë në lëkurë e trungut mund të vemë re njëkohësisht edhe pika të kuqe, edhe papula të ngritura në lëkurë, edhe flluska. Kjo është përcaktuese për diagnozën e variçelës.

Flluskat mund të dalin në vesh, në sy, në kanalin e urinës, në gojë, në lëkurën me flokë, në pëllëmbët e duarve dhe më rrallë në shputat e këmbëve. Kjo situatë zgjat mbi 3-4 ditë, më pas lëngun i flluskave turbullohet, plasin, dhe zënë kore (krusta). Këto të fundit kruhen lehtësisht, derisa të bien. Me rënien e krustave, normalizohet temperatura dhe më pas vjen shërimi, afërsisht 10-14 ditë.

Trajtimi është me qetësues të temperaturës, Pudrosen lehtë vezikulat me pudër për bebe.
Nuk lejohet ti hidhet pudër në fytyrë. Bëhet larje e pjesëshme e duarve, fytyrës. Banjat në të gjithë trupin vonojnë zënien e koreve, prandaj mund të evitohen. Gjithsesi higjena e lëkurës duhet e lartë, për të shmangur infeksionin e plagës që shkakton plasja e vezikulës. Shpesh nënat pyesin: a duhet ta lagim lëkurën e sëmurë me lijë.

Komplikacionet më të rralla janë Encefaliti, Pneumonia nga varicela, Purpura fulminante ( KID- koagulimi intravaskular i diseminuar). Në Encefaliti i sëmuri mund të çfaqë konvulsionet konfuzion mendor etj.

Më rrallë mund të ndërlikohet me purpura fulminante, që shoqërohen me hemoragji në lëkurë dhe dëmtime nekrotike që mund të jenë pasojë e një koagulimi intravaskular i diseminuar (KID). Kjo ndodh rrallë dhe është një formë e rëndë, e rrezikshme për jetën.

Diagnoza vendoset lehtë , kur dalin vezikulat në lëkurë. Në tre ditët e para ajo ngjan me një Katar të stinës.
– Diagnoza diferenciale:
Dallimi duhet bërë me sëmundje të tjera që çfaqen me puçra në lëkurë
ekzantemë). Në këtë rast të gjitha puçrat janë në të njejtin stad zhvillimi. Kjo ndodh në skarlatinë, rubrikë, fruth, mononukleozës infektive, Roseola infantile etj. Të gjitha këto që përmendët më lart nuk e kanë lëkurën të dëmtuar me flluska.

Gjithashtu edhe sëmundja duar-këmbë-gojë karakterizohet nga puçra vetëm në këto pjesë. Prandaj njihet me këtë emër. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi Coxsackie .

Për ta dalluar nga rikeciozat nevojitet imunofluoreshenca indirekte dhe provat serologjike.

Prognoza është e mirë. Nga ana imunologjike është vërtetuar se personat imunë të ri-infektuar bëhen burim infeksioni për persona të tjerë.
Nëse e kalon një herë imuniteti zgjat gjithë jetës.
Vetëm në rastet kur mbivendoset Stafilokoku, në lëkurë duhet ndërhyrja me antibiotikë.

Sot është prodhuar një vaksinë e gjallë, e dobësuar, që aplikohet vetëm tek ato fëmijë që kanë imunitet të kompromentuar. Injektohen dy doza me intervale 8 javë larg njëra tjetrës.
Respektimi i rregullave të higjenës nëpër kopshte, çerdhe, shkolla mbetet hapi i parë për parandalimin e të gjitha sëmundjeve ngjitëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × one =