Ulsi Manja i bën apel SPAK-ut: Ju kërkoj në emër të PS të hetoni Sali Berishën për këto krime të rënda dhe…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i ka kërkuar SPAK që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e vrasjeve në Bulevard në 11 Janar të 2021-t si dhe për shpërthimin në Gërdec në 15 Mars të vitit 2008-të.

Deklarata e ministrit Manja erdhi gjatë konferencës “Drejtësia në kohë sfidash” që po zhvillohet në Tiranë.

Në fjalën e tij Manja deklaroi se drejtësia duhet të hetojë gjithashtu edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishën, për pasurinë e tij.

Ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Drejtësia e re të hetojë Berishën, për vrasjet në bulevard për Gërdecin, për kompleksin “Partizani”. Të hetojë pasurinë e djalit të tij. Kërkoj Drejtësi të barabartë për të gjithë, flas në emër të PS, që ka hapur derën për të kapur të madh e të vogël”, deklaroi Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =