U2 performon në një koncert të improvizuar në Kiev

Muzikantët e grupit irlandez të rrokut U2 dhanë një shfaqje surprizë në një ambjent nëntokësor në kryeqytetin ukrainas të Kievit, i cili po përdorej si strehë kundër bombave.

Lideri i bandës Bono dhe kitaristi “The Edge” luajtën disa nga hitet më të mëdha të tyre, si dhe këngë të tjera si “Stand By Me”.

“Presidenti Volodymyr Zelensky na ftoi në Kiev për të performuar një shfaqje solidariteti me popullin ukrainas”, shkroi grupi në Twitter.

“Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, ata po luftojnë për të gjithë ne që e duam lirinë”, tha Bono, sipas transmetuesit irlandez RTE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

17 + fourteen =