“SPAK të hetojë Berishën dhe Metën”, Yuri Kim reagon pas deklaratave të Ramës: Prokurorët s’mund të veprojnë se i ka porositur, urdhëruar apo kërcënuar dikush

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Gjatë një konference të KLGJ-së, ambasadorja Kim tha se drejtësia nuk mund të funksionojë me urdhra apo porosi.

“Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri.

Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh ambasadorja Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × four =