Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00

TIRANË

Sot seancë plenare. Deputetë do të mblidhen në seancën e radhës në orën 17:00. Në rendin e ditës, do të ketë diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Po ashtu, në rend është përcaktuar edhe koha që do të kenë në dispozicion secili nga grupet parlamentare për të folur në sallë.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 35, datë 5.05.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 28.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores.

3. Diskutim i çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit. (Neni 40/1 i Rregullores së Kuvendit) Diskutime – jo më shumë se 4 orë. (Koha e diskutimeve ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetin e pavarur ose deputetin jashtë grupeve parlamentare. Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet për sa është e mundur në proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve jashtë grupeve parlamentare). Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon: – Grupi parlamentar i partisë Socialiste 120 minuta – Grupi parlamentar i partisë Demokratike 72 minuta – Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 13 minuta – Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 13 minuta – Deputetët jashtë grupeve parlamentare 22 minuta

(a.b)/dosja.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

thirteen + 11 =