Bashkia e Durrësit, ka njoftuar banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati nga ora 12:00 deri në orën 16:00, të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa.
Nesër do të ndodhin shpërthime të kontrolluar në plazhin e Durrësit. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6-katësh, ADC, në lagjen 13, në rrugën “David Selenica”, në plazh. Bashkia e Durrësit, ka njoftuar banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati nga ora 12:00 deri në orën 16:00, të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa.
Shpërthimi është planifikuar të ndodhë nesër në orën 14:00.
(dosja.al)