Sfidon Berishën, Elezi: Nuk pres vota nga elita e partisë, por nga baza

Ibsen Elezi është rivali i Sali Berishës në zgjedhjet për kryetar që do të mbahen më 22 maj. Ai e konfirmoi kandidaturën e tij një ditë më parë.

Elezi ka thënë për “A2 CNN” se synon mbështetejen e bazës. Ai shtoi se në PD, aktualisht ka tre grupime.

“Në PD ka 3 grupime: Mbështetës të Berishës, mbështetës që Bashës, por që po veniten, por ka edhe demokratë që mendojnë se në themel është PD, dhe duan vazhdimësi. Ky grupim është më i madhi, përndryshe nuk do të kishte sens ekzistenca e PD. Unë mbështetjen e pres nga baza. Nuk pres mbështetje te elita e PD, të cilët janë oportunistë, shohin interesin e tyre”, tha Elezi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 5 =