Rritja e çmimit të energjisë, BB: Të jetë i përkohshëm, kostot të ndahen

Qeveria paralajmëroi një muaj më parë rritjen e çmimit të energjisë elektrike vetëm për disa kategori. Kështu, furnizimi me energji për familjet do t’i rikthehet fashave.

Të gjithë ata konsumatorë familjarë që shpenzojnë më shumë se fasha limit 700 kWh, do ta paguajnë energjinë me një çmim më të shtrenjtë.

Hilda Shijaku, ekonomiste pranë Bankës Botërore, tha në studion e “E-ZONE” në Vizion Plus, se BB rekomandon që të ketë një rritje të çmimit të energjisë, por që kjo të jetë e përkohshme. Ndër të tjera, Shijaku shtoi se kostot duhet të ndahen mes kompanive, konsumatorëve dhe qeverisë.

“Rekomandimi ynë është që këto kosto të shtuara duhet të ndahen, mes kompanive qeverisë apo dhe qytetareve, pasi pasiguritë për më tej janë të larta. Cmimet nuk kanë ndryshuar që në vitin 2015. Por mendimi ynë është që kjo rritje cmimesh të jetë si një instrument që aktivizohet vetëm në kohë krizash, pra të jetë I përkohshëm dhe jo të jetë I përhershëm”, u shpreh Shijaku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 + eleven =