Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat malore veri – verilindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës
Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës, KU pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites duke rrezikuar momente me pika shiu.

Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë MV do të paraqitet me kthjellime dhe kalime vranësirash në të gjithë vendin. Por pasditja shton gradualisht vranësirat në zonat kufitare me Shqipërinë duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian; në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta, më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik si edhe brigjet e detit Egje dhe të detit të zi. Ndërsa, pellgu i Mesdheut si edhe gadishulli i Ballkanit do të përfshihet nga vranësira dhe shira konvektivë, herë pas here do të ketë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere. Po ashtu; në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës vijon Europa veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six + fourteen =