Putin akuza Perëndimit në ‘Ditën e Fitores’: Përgatitet të na pushtojë, NATO? Kërcënim

Ka nisur pak më parë parada e Ditës së Fitores së Rusisë, e cila shënon ditën e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim gjatë festimeve. BBC raporton se Putin i është drejtuar me një thirrje Perëndimit duke e akuzuar se kërkon të pushtojë tokat ruse.

Putin tha se trupat në rajonin lindor të Ukrainës Donbas po luftonin për atdheun, të ardhmen e tij.

Ai e quajti NATO-n “një kërcënim të qartë” për Rusinë dhe tha se “operacioni i tij special ushtarak” ishte i nevojshëm dhe “vendimi i duhur”.

Putin tha gjithashtu se shteti do të bënte “gjithçka” për t’u kujdesur për familjet që vuajnë dhimbjet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë. “Vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për ne”, tha ai.

Ai e përfundoi fjalimin e tij me brohoritjet e ushtarëve në Sheshin e Kuq, gjuajtjen e topave dhe himnin kombëtar rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 + four =