Poroshenko: Putin është çmendur, ai jeton në një botë tjetër

Ish-presidenti i Ukrainës përshkroi festimet e sotme ruse si një “marsh të humbjes” dhe një tjetër provë se presidenti Vladimir Putin është krejtësisht i çmendur.

Petro Poroshenko tha për Sky News se Putin jeton në një botë “absolutisht paralele, një univers tjetër”.

“Kjo është tokë ukrainase. Kjo nuk ka të bëjë me ju dhe ne ju urrejmë. Ai tha se në realitet ai është kundër NATO-s. Zoti Putin, NATO është për sigurinë e vendeve anëtare dhe ata nuk ju kundërshtojnë.

Jeni ju që po përpiqeni të sulmoni të gjithë duke përfshirë edhe shtetet e NATO-s,” tha Poroshenko duke komentuar paradën e Ditës së Fitores në Moskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × one =