Pikturohet në rrugë për nder të Ditës së Evropës

Për nder të Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë ka organizuar një mori aktivitetesh.

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur që nëntë majin po e feston edhe këtë vit këtu në Kosovë.

“Unë jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu për Ditën e Evropës. Është traditë që ta festojmë Ditën e Evropës, vitin e kaluar e kemi nisur nga Dragodani, sot po e nisim nga rrethi i Prishtinës, ku do të mbahen edhe festivale me shumë artistë”, ka thënë ai.

Szunyog ka thënë që shpreson që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian.

Szunyog po ashtu ka shtuar se ndjehet mirë kur kujton faktin se ngjyrat e flamurit evropian, janë të ngjashme me ato të flamurit të Kosovës dhe atij të Ukrainës.

“Gjithashtu, ne kemi një dizajn që është kombinuar me ngjyrat  kaltër dhe të verdhë, pra me yje të Evropës, e që shprehin ngjyrat e Bashkimit Evropian. Por, gjithashtu janë edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Ukrainës. Unë mendoj se mund ta shënojmë këtë ditë të Evropës, duke demonstruar gjithashtu mbështetje tonë për Ukrainën dhe Kosovës,  gjithashtu integrimin e Kosovës, në BE dhe Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se prania e vetë Szunyog në Kosovë, në këtë ditë tregon mbështetjen e BE-së drejt anëtarësimit të Kosovës në familjen evropiane.

“Është kënaqësi me qenë me shefin e BE-së këtu për të shënuar Ditën e Evropës. Duke pasur parasysh që Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar komunitetit evropian,  kjo sot tregon një mbështetje të BE-së drejt anëtarësimit të Kosovës në BE”, ka thënë ai.

Sipas Ramës, sot në këtë ditë një grup artistësh i dhanë këtij muri ngjyrat e Evropës, ngjyrat e Kosovës dhe Ukrainës duke treguar që jemi me popullin e Ukrainës dhe lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë.

Ndryshe, edhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), për nder të Ditës së Evropës ka organizuar një paradë.

KultPlus.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 − 15 =