Përfundon afati/ Në garë për kreun e PD janë zyrtarisht Berisha dhe Elezi

Komisioni i Rithemelimit njoftoi sot përfundimin e afatit për të dorëzuar kandidaturat për garën për kreun e Partisë Demokratike.

Zyrtarisht, kandidatët e vetëm në garë janë dy: ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-drejtuesi i PD në Kukës, Ibsen Elezi. Zgjedhjet për kreun e PD do të mbahen më 22 maj. Ndërsa tre emra të cilët deklaruan kandidaturën, u tërhoqën nga gara. Edvin Kulluri, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj vendosën të mos jenë pjesë e garës për zgjedhjet e 22 majit.

Nesër ‘Rithemelimi’ do të mbajë edhe një mbledhje në orën 11:00.

Njoftimi:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:

Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

1. Z. Sali Berisha

2. Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one + 15 =