Nick Jonas dhe Prianka Chopra publikojnë foton e parë me vajzën

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kanë mirëpritur vajzën e tyre, Malti Marie, në shtëpi pikërisht në ‘Ditën e Nënës’, pasi ajo kaloi më shumë se 100 ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit.

Çifti e përkujtoi këtë moment historik duke shpërndarë foton e parë të portretit familjar në rrjetet sociale të dielën.

Në foton e ëmbël, Chopra, 39 vjeç, shihet duke mbajtur Malti Marie në gjoks, ndërsa Jonas, 29 vjeç, duke i mbajtur dorën e saj të vogël.

Ylli i “Quantico” dhe anëtari i grupit ‘Jonas Brothers’ thanë në një deklaratë të përbashkët krahas fotos: “Në këtë Ditë të Nënës nuk mund të mos reflektojmë mbi këto muajt e fundit dhe sfidën në të cilën kemi qenë, të cilën tani e dimë që shumë njerëz e kanë përjetuar gjithashtu.”

Ata shtuan, “Pas 100 ditësh në ‘NICU’, vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi.”

Chopra dhe Jonas pranuan se “udhëtimi i çdo familjeje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi” dhe ndërsa i tyre ishte “sfidues”, ata kuptuan në retrospektivë “sa i çmuar dhe i përsosur është çdo moment”.

“Ne jemi shumë të lumtur që vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi dhe vetëm duam të falënderojmë çdo mjek, infermier dhe specialist në Rady Children’s La Jolla dhe Cedar Sinai, Los Angeles, të cilët ishin aty me vetëmohim në çdo hap të rrugës,” përfunduan ata.

“Kapitulli ynë i ardhshëm fillon tani, dhe foshnja jonë është me të vërtetë një guximtar. Mami dhe babi të duan shumë!.”

Aktorja e “Matrix Resurrections” – e cila është bërë nënë për herë të parë – tha në një mesazh për Jonas: “Nuk ka njeri me të cilin do të preferoja ta bëja këtë se sa ty. Faleminderit që më bëre një mama @nickjonas Të dua ❤️.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 + 17 =