Meta takon zv.ministrin e Maqedonisë ‘Të ndalojmë shpopullimin’

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim zyrtar zëvëndësministrin e Kulturës të Maqedonisë së Veriut, Daim Luçi me të cilin kanë diskutuar në lidhje me forcimin e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve.

Në një postim në Facebook Meta tha se të dyja vendet ndajnë të njëjtin qëndrim për të bërë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në dekadat e fundit kanë qenë të përkushtuar për stabilitetin dhe garantë të integrimit euroatlantik të saj, ndaj respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane është thelbësor. Për thellimin e gjithanshëm të marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, ekziston një potencial i madh, për një të ardhme më të shkëlqyer.”-u shpreh Meta.

(d.a/dosja.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen + nine =