“Mbledhja e grupit dështoi”, Salianji: Me 1/3 e opozitës nuk ka legjitimitet

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për mbledhjen e grupit parlamentar të PD të thirrur nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Në një reagim në Facebook, Salianji shkruan se mbledhja dështoi për herë të dytë duke treguar se propozimi i tij për të organizuar një takim të përbashkët me të gjithë deputetët, u refuzua duke prodhuar më vonë deklarata të pavërteta.

Salianji shton më tej se pakica me 1/3 e 63 deputetëve të dalë nga opozita më 25 Prill, nuk kanë legjitimitet.

“I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!

Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!

63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!”, shkruan Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 + 13 =