Kryeministrja e Serbisë fton Kosovën t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Kryeministrja serbe Ana Brnabic premtoi se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ftohen sërish që të bëhen pjese e iniciativës rajonale Ballkani i Hapur në samitin e 9-10 Qershorit që do të mbahet në Ohër. Ajo tha se e kupton BE-në, kur tha se nuk duan probleme të importuara, por theksoi se çdo çështje e hapur në Ballkanin Perëndimor do të zgjidhej më lehtë dhe më shpejt nëse do hiqeshin kufijtë.

“Parardhësi im Aleksander Vuçiç kur ishte kryeminister e ftoi kryeministrin Edi Rama në Beograd per një vizitë të një zyrtari të lartë shqiptar për herë të parë pas shumë vitesh. Tashmë nuk përbën lajm që ne po takohemi me kryeministrin e Shqipërisë”.

“Me fondet e BE-së po ndërtojmë autostradën e paqes që shkon fillimisht drejt Prishtinës, më pas në Tiranë dhe në portin e Durrësit. Presidenti Vuçiç së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama iniciuan nismën rajonale Ballkani i Hapur.

Tashmë po lëvizet mes tre shteteve tona vetëm me karta identiteti. Që nga 1 Janari 2023 nuk do të kërkohet më asnjë leje pune. Menjeherë do të njihen mes nesh të gjitha diplomat apo certifikatat profesionale e akademike të lëshuara në Tiranë, Shkup e Beograd”.

Ajo theksoi se anëtarësimi në BE i Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë kanë qenë vendime politike dhe nuk ka qenë vendimtare shkalla e reformave të realizuara. Brnabic tha se Beogradi nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Prishtinën. Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 + one =