Hidhet nga kamioni për t’i shpëtuar përplasjes, humb jetën 35-vjeçari në Has

Një 35-vjeçar në Has ka ndërruar jetë, pasi kamioni përfundoi jashtë rrugës.

Policia njofton se 35-vjeçari S. J, humbi kontrollin e mjetit për shkak të mosfunksionimit të frenave dhe për të shpëtuar është hedhur nga dera e kamionit. Për Pasojë, 35-vjeçari ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight + nine =