Finalja e Conference League në ‘kaos’, sipas medias italiane

Tifozët që do të ndjekin ‘live’ sfidën Roma-Feynoord më 25 maj në “Air Albania”, duket se nuk po përballen vetëm me rritjen e çmimeve në hotele.

Mediet italiane raportojnë se tifozeria e Romës ka pasur probleme me rezervimet në hotele dhe biletat e fluturimeve, të cilat mësohet të jenë anuluar pa shkak. Sipas medieve italiane, rezervimet dhe fluturimet janë anuluar për t’u shfaqur më vonë me të njëjtat çmime ose edhe me çmime më të larta.

“Surprizat e këqija kanë të bëjnë si me fluturimet ashtu edhe me hotelet. Në shumë raste, adhuruesve që kishin blerë bileta avioni ose kanë bërë rezervime hotelesh, blerja e tyre është anuluar pa arsye të veçanta, nëse jo shumë të përgjithshme, vetëm për të parë të njëjtat oferta të përsëritura me çmime edhe më të larta se një mijë euro”, shkruhet në artikull.

Ditët e fundit, një rritje marramendëse është vënë re te çmimet e dhomave në hotelet e kryeqytetit ku tifozeria e të dyja skuadrave duhet të paguajë nga 600 deri në 9 mijë euro për një natë qëndrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight − 6 =